Ish mbrojtësi i Lazios transferohet tek klubi i Superligës së Kosovës

Ish mbrojtësi i Lazios transferohet tek klubi i Superligës së Kosovës

Trepça ’89 ka bërë transferimin më të madh në futbollin kosovar, jo vetëm në këtë afat kalimtar.

Ish-mbrojtësi i Lazios, Torinos e Galatasarayt, Luis Cavanda është lojtar i ri i “Minatorëve”.

Cavanda që ka bërë karrierë me klube si Lazio, Torino, Trabzonspor, Galatasaray e Standart Liege, do të luajë në Superligën e Kosovës.

Ai u bashkua sot ekipit mitrovicas, Trepça ’89.

Në një intervistë të dhënë për mediat belge, Cavanda kishte thënë se duan të luanë në Evropë.

“Nuk ka mbrojtës të djathtë më të mirë se unë në ligat belge. Ka disa oferta por ato nuk më përshtaten. Unë dua të qëndroj në Evropë”, kishte deklaruar ai.

Futbollisti belg ndeshjen e tij të fundit e ka luajtur në maj të vitit 2019.

Shpërndaje në: