Ish-mbështetësi i VV’së: Jo më votë për partinë Kurti
Ish-mbështetësi i Albin Kurtit, analisti Bleron Baraliu, i ka reaguar ashpër Rexhep Qosjes pasi ky i fundit bëri thirrje publike që të votohet Albin Kurti.
Bleron Baraliu ka treguar se në zgjedhjet e vitit 2021 është regjistruar për të votuar, por tani ndjehet i zhgënjyer dhe ka bërë thirrje të mos votohet Albin Kurti.
Ai ka treguar se pushteti ka rënie të fortë sidomos në moshën 26-40 dhe sidomos në zonat urbane si Prishtina, Mitrovica, e Prizreni, ndërsa ka ruajtur votën 65+ (ku bënë pjesë Akademiku Qosja).
Postimi i plotë:
Jo më votë për partinë Kurti!
Në diskursin më të ri akademik, pyetje iluministe megjithatë mbetet: për kënd ka votuar akademiku i jashtëzakonshëm Rexhep Qosja në vitin 2,000 dhe a ka gabuar atëherë?! Sa janë gjasat që do të gaboj sërish – kësaj radhe, matematikisht, kam frikë vet, me përmasa shumë më të larta se atëherë?!
Përkundër Qosjes, unë kam votuar vetëm njëherë, dhe atë në vitin 2021, për partinë Vetëvendosje (sic, LVV nuk ekziston më…). Përkundër Qosjes, kësaj radhe kam vendosur as të mos regjistrohem për të votuar, sepse — edhe pse vota (dhe nxitja ime pasionante në vitin 2021) për të votuar partinë VV ka qenë e drejt në rrethanat e atëhershme — vota ime ka qenë një votë krejtësisht e pamerituar nga Kurti me qeverisjen e tij monolite dhe të pa aftë.
Qosjes duhet t’ia kujtoj se është e vërtetë që Kurti ka sjellë një diskurs të ri rreth veriut të vendit dhe qëndrimit karshi mujsharëve ndërkombëtarë, dhe për këtë ruan merita të dalluara, është e vërtetë që Kurti 2 edhe ka tentuar disa reforma administrative e politike, por njëkohësisht është e vërtetë që, krahas sukseseve në veri, radhiten dështime pakufi në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe diplomaci – kulminuar me tradhëti të kauzës kombëtare, si dhe tradhëti kombëtare me dorëzimin e Manastirit të Deçanit dhe legjitimimit të kishës fashiste s*rbe si një entitet juridik autonom në Kosovë.
p.s. arësyeja pse nuk po i publikoj rezultatet e përshtypjeve online është sepse ato janë kaq habitëse sa më duhet ti përpunoj edhe në disa dimensione shtesë (dhe spo kam kohë mjaft) për të qenë i bindur se nuk kemi rrëshqitje të modeleve. Për këtë arësye kam ftuar edhe një mik timin matematikan të më ndihmoj. Në një bisedë në X i kam ndarë disa të dhëna specifike që tregojnë qartë se 300,000 votues do të ishte një cak i lartë për partinë VV, pra larg nën pretendimin qesharak prej 500k.