Ish-lojtari i Twentes në prova te Ballkani
Ballkani zhvillon sot ndeshjen e dytë përgatitore gjatë qëndrimit në Turqi, ku do të përballet me FK Arda.
Në formacionin e suharekasve zë vend edhe një futbollist i ri, i cili është në prova tek skuadra kosovare.
Bëhet fjalë për holandezin, Dilivio Hoffman, i cili luan në rolin e sulmuesit të majtë.
Hoffman është 24 vjeçar dhe më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave nga Liga e Tretë në Holandë, si dhe në U21 të Twentes, transmeton olle.
Mbetet të shihet nëse sulmuesi do të ketë paraqitje të mirë në mënyrë që ta bindë Ilir Dajën për ta transferuar në Superligën e Kosovës.