Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Kurti ka përdorur gjuhë denigruese ndaj sistemit të drejtësisë
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka komentuar tensionet mes kryeministrit Albin Kurti dhe Prokurorisë Speciale, pas deklaratave të tij ndaj këtij institucioni. Kurti ka vënë kushte për të dhënë intervistë si dëshmitar, ndërsa kryetari i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, reagoi duke theksuar se“askush nuk është mbi ligjin.”
Shala ka theksuar se Isufaj ka bërë vetëm atë që i takon si detyrë, duke mbrojtur Kushtetutën dhe ligjin. Sipas tij, kryeministri ka përdorur një gjuhë të papërshtatshme dhe denigruese ndaj sistemit të drejtësisë, një veprim që është i papranueshëm dhe i dëmshëm.
“Ai e ka për detyrë dhe obligim me mbrojt Kushtetutën dhe ligjin. Kryeministri e ka pas një gjuhë të papërshtatshme dhe denigruese ndaj sistemit të drejtësisë. Këtë e kemi thënë edhe disa herë se kryeministri e shumë deputetë e ministra e përdorin një gjuhaë denigruese ndaj sistemit të drejtësisë që është shumë e papranueshme”, ka thënë ai.
“Përpara dilke në Parlament e mbrojke Nagip Krasniqin, tash ngritët aktakuza e dytë ndaj tij edhe për 37 milion euro, d.m.th. nuk është diçka a aty bash bash e kjartë, se kryeministri po i mbron këta”, ka thënë Shala në RTVD.