Ish-kryediplomati Selimi për vizitën e Scholz në Serbi: Qeveria e Kosovës ende nën sanksione të BE’së, flamuri gjerman midis Beogradit

Ish-kryediplomati Selimi për vizitën e Scholz në Serbi: Qeveria e Kosovës ende nën sanksione të BE’së, flamuri gjerman midis Beogradit

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar për vizitën e kancelarit gjerman Scholz në Serbi, duke thënë se Kosova po vazhdon të mbetet ende nën sanksionet e BE’së

Në një postim në ‘X’, Selimi tha se Qeveria serbe nënshkruan marrëveshjen me BE-në në prani të kancelaritgjermane dhe komisionerit të BE-së, për minierat e litiumit për bateritë evropiane të makinave.

Ai ka përmendur që Qeveria e Kosovës është ende nën sanksionet e BE-së.

“Qeveria e Kosovës është ende nën sanksionet e BE-së. Qeveria serbe nënshkruan marrëveshjen me BE-në në prani të kancelaritgjermane dhe komisionerit të BE-së, për minierat e litiumit për bateritë evropiane të makinave. Flamuri gjerman i projektuar në kullën më të madhe të Beogradit dhe nëpër rrugët e Beogradit”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: