Ish-Komandanti për dy të arrestuarit për spiunazh: Janë edhe nja 2 mijë UDB-asha
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dy u arrestuan javën e kaluar nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA), shkruan Periskopi.
Kjo, për ish-Komandantin e Njësisë Speciale të UÇK-së është për keqardhje.
Bekim Shyti në një video-podcast të Periskopit, ka thënë se mund të jenë më shumë se dy spiuna.
Për atë, bashkëpunimi me BIA-n edhe pas 26 viteve që kanë kaluar që nga clirimi, është e papranueshme.
“Pas 26 viteve doli rasti në Ferizaj dhe besom që ata janë dalë dy, por janë edhe 2 mijë të tjerë, me keqardhje por është e cuditshme, hajde në ish jugosllavi të bashkëpunosh e ka një farë dere se të ka shantazhu me familje, e me fëmijë, vec në 2024 me qenë në shërbim të atij që na i kanë mbyt nënat, na kanë mbyt fëmijët, na i ka pre, na i ka kall e djeg, na i kanë helmu nxënësat nëpër shkolla, na kanë mbyllë televizionet, gazetat, domethënë une nuk kam koment”, u shpreh ai./Periskopi
Intervisten e gjeni më poshtë: