Ish-komandanti i NATO-s: Fundi i NATO-s, çështje kohe – Evropa të përgatitet

Mes pikëpyetjeve që kanë përfshirë Ballkanin dhe Europën, lidhur me praninë ushtarake amerikane, një paralajmërim i fortë vjen nga ish-komandanti i NATO-s, James Stavridis.
Sipas tij fundi i NATO-s është çështje kohe, dhe Europa duhet të përgatitet për tërheqjen e SHBA.
Por teksa Shtetet e Bashkuara, sigurojnë se për momentin nuk kanë ndërmend të bëjnë lëvizje të trupave nga Ballkani, ish-komandanti i NATO-s, James Stavridis, paralajmëron se fundi i Aleancës Transatlantike është çështje kohe.
Në një editorial për Bloomberg, ai thotë se retorika skeptike dhe përçarëse që vjen nga SHBA dhe Europa në ditët e para të mandatit të dytë të Donald Trump, tregon se ka ardhur koha që të mendohet se si do të duket bota gjeopolitikisht nëse SHBA tërhiqet.
Ndërsa vlerëson se tërheqja e SHBA nga NATO do të ishte një gabim i përmasave epike, Stavridis përmend një seri njerëzish me ndikim, të cilët po e mbrojnë idenë e largimit të SHBA, çka e bën opsionin një mundësi reale.
Sipas ish-komandantit të NATO nëse aleanca shpërbëhet apo nëse mbijeton pa SHBA me gjasë do të kemi një Organizatë të Traktatit Europian që bazohet mbi NATO-n, por lë jashtë SHBA.
Kanadaja mund të zgjedhë të qëndrojë…Por ky megjithatë do të ishte terren i pashkelur më pare pasi asnjë shtet nuk është tërhequr plotësisht nga NATO më herët. Sipas tij, fundi i NATO-s nuk do të jetë një gjë e mirë, për të dyja anët e atlantikut.