Ish-komandanti Brahimaj kujton Driton Zenelin e Xhevdet Hotin: Lavdia e tyre është e përjetshme
Ish komandanti, Lahi Brahimaj ka kujtuar komandantin Driton Mujë Zeneli dhe Xhevdet Hotin.
Brahimaj ka thënë se lavdia e tyre është e përjetshme, ashtu si është edhe detyra për të ruajtur dhe nderuar kujtimin e tyre.
Postimi i plotë:
Kujtesa e një kombi formohet nga sakrificat e bijve të tij më të guximshëm. Ata që flijuan jetën për lirinë tonë, mbesin pishtarë të përjetshëm në zemrat tona.
Sot, në 26-vjetorin e rënies së tij heroike, përkujtojmë Heroin Kombëtar Driton Mujë Zeneli, i njohur si Komandant Fatoni. Ky ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për betejat e lirisë, ra në krye të detyrës në Jabllanicë. Bashkë me të, kujtojmë edhe Xhevdet Hotin, që ra heroikisht në pozicionet e luftës.
Çdo hap drejt lirisë sonë është shtruar me gjakun e heronjve. Lavdia e tyre është e përjetshme, ashtu si është edhe detyra jonë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin e tyre.