Ish-këshilltari i Tonny Blair: Nëse ende nuk keni rezervuar diçka për pushime, duhet ta vizitoni Shqipërinë

Ish-këshilltari i Tonny Blair: Nëse ende nuk keni rezervuar diçka për pushime, duhet ta vizitoni Shqipërinë

A nuk është Shqipëria ai vend ku është statuja e komedianit Norman Wisdom, sepse ai është i vetmi përndimor që shqiptarët kanë parë ndonjëherë në një televizor bardhë e zi? A ka qeveri atje, apo udhëhiqet vetëm nga mafia? Dua të them, e keni parë filmin e Liam Neeson, “Taken”? Drogë. Prostitucion. Kidnapim. Trafikim i njerëzve. Asnjë njeri me mend në kokë nuk do të donte të shkonte në një vend si ky, apo jo?

Ashtu si Kryeministri Edi Rama i kishte thënë Boris Johnson’it, që ‘nëse ka shqiptarë kriminelë në Londër, ata janë kriminelët tuaj, jo të mitë. A thonë amerikanët për mafian e Nju Jorkut se ata janë problem i Italisë? Mendoj që jo.’ Ai me këtë po i përgjigjej gjoja se, sipas Johnson, kjo kërcënon Shqipërinë për t’u pranuar në BE, si një nga taktikat e tij jo të sinqerta gjatë fushatës për referendum, duke paralajmëruar se lulëzimi i kriminelëve shqiptarë do të shkonte nga Tirana për t’u bashkuar me miliona turq në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilën gjithashtu kishte gënjyer.

Ashtu siç është e vërtetë se ish-diktatori komunist Enver Hoxha ishte një adhurues i Norman Wisdom-it, që besonte se filmat e tij – kush e di pse – ishin shembuj të luftës klasore; është gjithashtu e vërtetë se kur ekipi futbollistik anglez luajti në Tiranë në vitin 2001, dhe Ëisdom ishte në terrenin e trajnimit, kamerat e zëna pas Devid Beckham’it u përqendruan te komediani në fjalë. Kur ai ishte ftuar në fushë në gjysmë të lojës, kishte një veshje me simbol gjysëm shqiptar/gjysëm anglez. Por, megjithëse ishte bërë qytetar nderi i Tiranës dhe ish-Kryeministri Sali Berisha lëshoi një letër ku e nderonte lartë në kohën kur ai vdiç në moshën 95 vjeçare, shtatë vjet më parë, unë ende provoj të gjej statujën e tij dhe të takoj një shqiptar që e përmend Wisdom’in në biseda pa e nxitur unë së pari.

Lordi Bajron, në anën tjetër… Më ka rastisur të kaloj përreth hoteleve që mbanin emrin e tij, në pjesë të ndryshme të vendit, dhe kam parë shumë fotografi të tij me veshjet tradicionale shqiptare në muret e restoranteve. Poeti kishte udhëtuar gjerësisht atje në fillim të shekullit 19, dhe shkroi me dashuri për njerëzit që i krahasonte me malësorët skocezë në aspektin e ‘veshjes, pamjes dhe mënyrës së jetesës’, duke shtuar se ‘malet e shumta ngjanin me vendet malore skoceze, me një klimë më të butë’. Natyrisht duhet të kalojë kohë e gjatë që trashëgimia historike të rishikohet. Por, duke qenë se po hyjmë në gusht, më lejoni t’ju jap një sugjerim për dikë që ende nuk i ka rezervuar pushimet… Provoni Shqipërinë. E kam rekomanduar te shumë njerëz më parë, disa e kanë marrë parasysh këshillën time, askush nuk është penduar.

E para, edhe pse pas Brexit’it ka rënë vlera e funtës, atje çmimet janë të lira. E dyta, ushqimi dhe klima janë mediterane. Sot, p.sh., 32 gradë dhe një fllad i lehtë. E treta, edhe pse për mua asnjë mal në botë nuk do të mund t’ua kalonte maleve skoceze, Bajroni kishte të drejtë që malet janë shumë të bukura në Shqipëri. E katërta, janë disa plazhe të paprekura të cilat janë fantastike. E pesta, njerëzit janë vërtetë të këndshëm, dhe, përkundër rolit të Britanisë për qëndrimin e shqitarëve nga Kosova gjatë spastrimit etnik nën regjimin e Millosheviqit, ata prapë se prapë pëlqejnë britanikët.

Më e rëndësishmja, është një vend që ndihet i ri dhe me shpresë në kohën kur shumë në Evropë – ndoshta veçanërisht Britania pas Brexit – ndihen komplet ndryshe. Epoka komuniste përfundoi në dimrin e vitit 1990/91, një vit pas rënies  së Murit të Berlinit dhe u ka marrë kohë të bëjnë hapa që do t’i dërgonin drejtë demokracisë, dhe të zhvillojnë një ekonomi që mund të përshtatet me pjesën tjetër të Evropës dhe botës. Por, energjia/potenciali tek ta është e dukshme. Është një vend vërtetë i ri, me popullsinë e cila është ndër më të rejat në Evropë, një shtrirje e ulët e jetëgjatësisë gjatë epokës së Enver Hoxhës.

Sa i përket përfshirjes sime këtu, që shkon prapa gjashtë apo shtatë vjet, Edi Rama tregoi se si kishte filluar ngjarja në një darkë javën e kaluar, ku mblodhi një grup ish-kryeministrash nga gjithë Evropa, këshilltarë aktualë të Bankës Botërore, akademikë, organizata filantropike, ekspertë të zhvillimit dhe këshilltarë të komunikimit dhe strategjisë, që të diskutonte planet për mandatin e tij të dytë, duke siguruar një mandatë edhe më të madh se para katër vitesh.

Duhet thënë që Rama është një adhurues i Laburistëve dhe politikave të Tony Blair’it dhe në përgjithësi i qasjes strategjike të Britanisë. Por kur sekretari i tij për media, Endri Fuga më kishte kontaktuar në Facebook, dhe më kishte pyetur nëse do të pranoja të isha këshilltar e tij në fushatë, unë u pata treguar në mënyrë të sjellshme hezituese. Ai vazhdoi të insistojë dhe kur unë bëra gabimin duke thënë se duhet të më takojnë kur të vijnë në Londër – një lëvizje klasike kjo që përdora – ai më njoftoi që veçse ishin në rrugë duke ardhur.

Takimi u bë, mes ish-liderit opozitar Rama, Fugës dhe meje, në shtëpinë time. Ishte e pamundur të mos i pëlqeje, por as të mbërtheheshe nga ambiciet e Ramës për Shqipërinë dhe për Ballkanin në përgjithësi. Është një vend që më ka interesuar që nga lufta që kishte ndodhur në Kosovë, kështu që ramë dakord të takohemi në Tiranë, dhe të shohim nëse nuk mund të gjejmë një mënyrë për të punuar së bashku.  Nuk mund të them se kjo më ka bërë të pasur. Por, ata janë mikëpritës të jashtëzakonshëm dhe përvoja atje më ka pasuruar më shumë në mënyra tjera, jo më pak emocionalisht dhe politikisht.

Paksa sikurse David Cameron, Rama ka kaluar nëpër dy faza për të marrë shumicën e përgjithshme. Fushata e tij e parë elekorale, nën motivin “Rilindje”, çoi në fitore të thellë për koalicionin parazgjedhor që e lidhi me një parti më të vogël, LSI’në. Këtë kohë, partia e tij socialiste, përsëri duke luftuar për një platformë poltike dhe pozicionim Neë Laburist, ka bërë shumë njerëz për vete, duke bërë një fushatë solide. Zgjedhjet mund të mos ndodhnin përderisa Partia Demokratike të mos kërcënonte që do të bojkotonte çdo gjë, dhe të organizonte protesta duke vendosur tenda jashtë zyrës së Ramës. Vetëm një sjellje e mençur dhe e durueshme e çoi Ramën drejt fitores.

Si pjesë e fushatës, merresha me shëndetin mendor dhe një nga përvojat e para shokuese ishte të shihja Sali Berishën teksa shihte ngultas në kamërën që mbulonte seancat në parlament, ku fliste me nënën e Ramës dhe e pyeste se kur do ta pranonte që djali i tij ishte i diagnostifikuar si skizofren paranoid. Ajo e paditi, por gjykata (të cilat janë tejet të korruptuara, megjithëse Rama ka reformën gjyqësore në qendër të axhendës së tij) tha se poltikanëve u lejohet të thonë ç’të duan për njëri-tjetrin.

Ah, korrupsioni… Është një problem, pothuajse si në shumë vende. Por kjo është duke u adresuar dhe nëse Rama ka sukses në planin e tij në verifikimin e gjyqtarëve, një linjë e madhe ndarëse në zgjedhjet e fundit, do të jetë një hap i rëndësishëm përpara, për më tepër që është duke u shikuar afër nga organizatat ndërkombëtare që mbështesin Shqipërinë në zhvillimin e saj.

Ka një arsye që gjithë këta ekspertë nga gjithë bota vullnetarisht iu bashkuan idesë së valës së dytë të Ramës. Kjo është shumë e rëndësishme, për faktin se Shqipëria është një rajon shumë i rëndësishëm, historikisht i paqëndrueshëm dhe ai si një lider i rëndësishëm brenda saj. Liderja më serioze evropiane, Angela Merkel, ka treguar një interesim të madh dhe ka luajtur rol aktiv në inkurajimin për vendosjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Kur kryeministrat respektivë vizituan kryeqytet e njëri-tjetrit, madje dhe pas ndeshjes futbollistike të dhunshm ndërmjet këtyre dy vendeve, ku fansat shqiptarë ngritën një dron me simbole shqiptare mes të fushës në Beograd që nxiti një luftë ndërmjet dy ekipeve që rezultoi me ndërprerje të lojës, ai takim ishte i pari pas gjashtëdhjetë e tetë vitesh. Papa gjithashtu ka bërë një vizitë, dhe megjithëse është një vend musliman, një bust i tij është ngritur pranë zyres së kryeministrit … më vjen keq Norman Ëisdom që ti nuk e ke një të tillë!

Si ndonjë vend tjetër evropian me optimizëm dhe me shpresë, Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e BE’së edhe pas procesit përgatitor për statusin kandidat, dhe tash për bisedimet për pranim, Shqipëria ka qenë një nxitës i rëndësishëm i ndryshimit që është e dukshme për ndonjë vizitor si puna ime. Ndërtesat e e ngritura paligjshëm janë prishur sapo regjistrimi i tokës është përgatitur; shumë fole të lojërave të fatit dhe ferma të kanabisit janë mbyllur; një fushatë agresive për mbledhjen e taksave dhe parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike po ndihmon në nxitjen e ekonomisë në drejtimin e duhur. Hotelet e reja po lulëzojnë me zhvillimi e tregut të turizmit.

Kur për herë të parë takova Ramën, këshilltari tjetër kryesor me të ishte Erion Veliaj, i cili në pamje dhe energji duket sikur Justin Trudeau. Ai tash është Kryetar i Tiranës, i cili është duke bërë një transformim mahnitës të qendrës së qytetit, me një shesh të këmbësorëve në zemër të tij. Dhe, për ata që nuk mund ta imagjinojnë jetën larg jogas, sikurse unë, Veliaj ka hapur mësime falas për joga në parkun kryesor afër liqenit, dhe vërtetë shumë njerëz çdoherë e më shumë po marrin mësime aty.

Në ndërkohë jam duke u munduar të bind udhëheqësin e Great North Run (gjysmë maratona më e madhe në botë) që të organizojë një vrapim të madh në Tiranë, dhe gara e çiklizmit në botë të bëjë një Tour d’Albanie. Platformat e maleve të mëdha i kanë të garantuara.

Është ende një shtet i varfër krahasur me standardin tonë. Ka shumë sfida ekonomike përpara. Por vërtetë që është një vend në përparim. Investimet e jashtme janë duke u rritur. Ka eksplorim të vajit dhe gazit. Disa projekte të mëdha infrastrukturore janë në proces. Stadiumi i ri kombëtar me kapacitet 23,000 ulëse është duke u ngritur nga rrënojat e të vjetrit, madje edhe kur Wisdom dhe Beckham ishin atje.

Ju këshilloj të shkoni dhe ta njihni. Do të përfundoni duke e dashur po aq sa unë. Ju premtoj.

Shkruan: Alastair Campbell, përktheu dhe përshtati: Periskopi

 

Shpërndaje në: