Ish-këshilltari i Thaçit: Përgjegjësi duhet të kërkohet edhe nga Ambasada e Kosovës në Shkup, Osmani u poshtërua

Ish-këshilltari i Thaçit: Përgjegjësi duhet të kërkohet edhe nga Ambasada e Kosovës në Shkup, Osmani u poshtërua

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentti Hashim Thaçi, ka thënë se ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut po amnistohet tërësisht nga përgjegjësia për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Behramaj në një shkrim në Facebook, ka thënë se ambasadori ka përgjegjësi në këtë mes.

“Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut po amnistohet tërësisht nga përgjegjësia për incidentin në aeroportin e Shkupit, ku u poshtërua presidentja Osmani dhe shteti i Kosovës. Njeriu i Vjosa Osmanit, të cilin e kanë bërë ambasador aty, ka jashtëzakonisht shumë përgjegjësi në këtë mes. Në çdo vend me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, ambasada i njofton autoritetet vendore për qëndrimin apo lëvizjet e zyrtarëve të lartë të shtetit të tij në shtetin mik, i kryen procedurat dhe e dërgon minimalisht një diplomat të akredituar, që në të shumtën e rasteve me zyrtarë të protokollit të shtetit mik apo përgjegjës të zonave VIP të aeroporteve, i kryejnë të gjitha procedurat.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka shpjeguar si vijon:

“Presidenti i vendit, nëse këto procedura kryhen paraprakisht dhe lëvizjet lajmërohen me kohë, nuk merret as me çanta e as me kontrolle. Shkon direkt në dhomën e rezervuar për të, pret aty deri sa t’i kryejnë stafi i ambasadës dhe ndonjë shoqërues i tij procedurat dhe kur të përfundojnë, njoftohet që mund të lëvizë tutje. Një president me nivel, as nuk shtyhet, as nuk përlahet dhe as nuk merret me policët apo zyrtarët e aeroportit”.

Po ashtu, Behramaj ka shtuar se Gërvalla do të duhej të informohej nga Ambasada e Kosovës në lidhje me rastin, dhe se nëse kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së diplomatëve nga vendi, do të duhej të kishte masa edhe ndaj ambasadorit apo diplomatit përgjegjës.

“Por, pyetja thelbësore është: A ishte ndonjë diplomat i Kosovës në aeroportin e Shkupit, që ta pres e përcjell presidenten e vet dhe t’ia lehtësojë lëvizjen në vendin ku është dërguar me mision diplomatik nga dy shoqet e dikurshme, Vjosa Osmani e Donika Gërvalla?” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut po amnistohet tërësisht nga përgjegjësia për incidentin në aeroportin e…

Posted by Adil Behramaj on Saturday, August 3, 2024

Shpërndaje në: