Ish-këshilltari i Hashim Thaçi: Lëvizjet e tij nga burgu janë më të rëndësishme se të atyre që drejtojnë sot Kosovën

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi: Lëvizjet e tij nga burgu janë më të rëndësishme se të atyre që drejtojnë sot Kosovën

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Ismail Syla, në një intervistë  për FRONTAL të T7 ka folur për vizitën e sotme të ish-shefit të tij sot në Burojë të Skenderajt.

Duke komentuar fotografinë e Thaçit sot që ka bërë me gisht derisa është larguar nga shtëpia e tij me veturën e EULEX_it, Syla ka thënë se Thaçi është lider i lindur dhe se i tillë është edhe në burg, edhe në fushatë.

“Hashim Thaçi është lider i lindur. Nuk është krijesë e rastit. S’është krijesë artificiale. Ka shpërthyer në jetën publike. Ndash në burg, ndash fushatë, ndaq në Nju Jork, ndash në Dragash. Ka pas rast kur është kthy drejt prej Këshillit të Sigurimit nga Nju Jorkut e ka shku në Dragash. Thaçi është kudo politikan”, ka thënë Syla për FRONTAL, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se Thaçi ka përmasa historike të fuqishme, sa që secila lëvizje që e bën nga burgu, është me e rëndësishme se lëvizjet e personaliteteve që janë sot në krye të institucioneve.

“Ky njeri ka përmasë historike aq të fuqishme, sa që secila lëvizje e tij nga burgu, është me e rëndësishme sesa lëvizjet e personaliteteve që janë në krye të institucioneve që janë sot. Kjo është si frymë, s’mundesh as me e mbytë, as me injoru, as mos me e bo hesap”, ka thënë Syla./Periskopi/

Shpërndaje në: