Ish-kampioni i botës në boks ka njëmbëdhjetë gishtërinj: Më jap avantazh në ring

Ish-kampioni i botës në boks ka njëmbëdhjetë gishtërinj: Më jap avantazh në ring

Ish-kampioni i botës, boksieri Danny Garcia ka lindur me 11 gishta dhe beson se kjo i jep atij një avantazh në ring.

Garcia, i njohur me emrin artistik, ‘Swift’, është 36 vjeçar dhenë karrierën e tij profesionale ka fituar titujt WBA , WBC,  Ring  dhe titujt linear të peshës së lehtë gjatë vitëve 2012 dhe 2015, shkruan Periskopi.

Dhe përpara meçit, Garcia ka folur hapur se ka gishtin e gjashtë në këmbën e djathtë dhe se nuk ka më turp ta tregojë atë.

“Do të vazhdoj ta tregoj sepse kur isha fëmijë, më vinte turp për këtë”, tha ai për TMZ.

“Tani, unë jam dikushi. Ai gisht i gjashtë i këmbës sime më solli një rrugë të gjatë.

“Unë kam marrë tashmë avantazhin. Kam një pjesë shtesë të trupit. Ai do të ketë nevojë për një krah shtesë për të më mundur mua”, tha boksieri.

Shpërndaje në: