Ish-i fejuari i Demit vazhdon me skenat dramatike dhe qesharake
Historia e Demi Lovato-s dhe ish-partnerit të saj, Max Ehrich, vazhdon edhe mbetet në qendër të vëmendjes, falë këtij të fundit. Këtë fundjavë, Max dhuroi një shfaqje për paparacët gjoja të rastësishëm në vendin ku ai i propozoi Demi-t për fejesë, në Malibu.
TMZ publikoi pamjet ku ish-partneri i këngëtares shihet në plazh i pikëlluar. Në një foto është i shtrirë, në një tjetër flet në telefon, ndërsa më pas lutet. Një.skenë.tipike.telenovelash.indiane. Siç shkroi Emily Kirkpatrick e Vanity Fair, “kisha kohë pa qeshur kaq shumë. Faleminderit Max Ehrich për këto foto të skenuara në mënyrë qesharake”.
i haven't laughed this hard in months. thank you max ehrich for these ridiculously staged photographs. pic.twitter.com/9Wh0VGJ4T0
— internet baby (@kirkpate) October 12, 2020
Ndërkohë një burim tha për E! News se Demi është e shqetësuar nga situata. “Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe të gjithë e kanë bllokuar,” tha burimi. “Demi është në kontakt me avokatët tani.”
Historia e tyre nisi çuditshëm dhe përfundoi si e tillë. Në mars të këtij viti, romanca e tyre u zbulua padashje në Instagram, teksa ishin karantinuar së bashku. Në korrik, njoftuan se u fejuan. Në shtator, u publikuan disa screenshots ku pretendohej se dikur, Max mburrte Selena Gomez dhe ofendonte Demi Lovato-n. 10 ditë më vonë, u tha se ata i dhanë fund fejesës. Po në shtator, Max nisi dramën e çuditshme online. Demi publikoi një këngë që u cilësua dedikim për të. Të gjitha këto brenda shtatorit. Në fillim të tetorit, Max akuzoi Demi-n se e ka përdorur për qëllime marketingu. Ndërkohë që tani, Max realizoi fotot qesharake në Malibu.