Ish-hetuesi policor: Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

Ish-hetuesi policor: Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

Ish-hetuesi policor, Visar Rrecaj, ka thënë se rasti i mbrëmshëm ku mbeti i vrarë një person e pesë të tjerë u plagosën është alarm për sigurinë në vend.

Ai në “Five” të TV Dukagjinit, tha se 100 plumbat që u shkrepën mbrëmë mund t’i sillnin 100 viktima.

“Mbi 100 plumba të shkrepur në një dendësi banorësh kanë mund të rezultojnë me 100 persona të vdekur. Prishtina është tronditë… kemi minimum tri vepra penale dje. Duhet trajtim i veçantë nga policia dhe prokuroria në mënyrë që Prishtina të jetë vend i sigurt. Jemi gati më rrëshqit në një shtet të pasigurt ku për kafe duhet me dalë me anti-plumb”, tha ai.

Tutje ai tha se shteti është përgjegjës për sigurinë e çdo qytetari në vend dhe se sipas tij duhet të marrë masa preventive.

Shpërndaje në: