Ish-gjyqtari i njohur i Premierligës tregon se pse goli i Brunos ishte i rregullt ndaj Man City
Skuadra e Man United e ka mposhtur klubin e Pep Guardiolas Man Cityn me rezultatin 2:1.
Në një ndeshje mjaft interesante, skuadra e Erick ten Hag arriti t’i marr tre pikë të arta, shkruan Periskopi.
Por, goli i pare i Man United i shënuar nga Bruno Fernandes ishte mjaft i dyshimt, kjo për faktin se Rashford ndodhej në pozitë jashtë loje dhe vrapoi pas topit.
Por, edhe ish-gjyqtari i njohur i Premierligës, Chris Foy thotë se goli ishte plotësisht i rregullt edhe se nuk ishte arsye për t’u anuluar.
“Nuk është për t’u habitur që opinionet janë të ndara për golin e barazimit të Manchester United, por nuk shoh absolutisht asnjë arsye pse goli nuk duhej të qëndronte”, shkroi ai.
“Asistenti Darren Cann ngriti flamurin e tij pasi Bruno Fernandes e futi topin në rrjetë, sepse Marcus Rashford kishte qenë në pozicion jashtë loje kur topi u hodh.
“Arbitri Stuart Attwell u konsultua me Cann dhe mes tyre ata ranë dakord që Rashford nuk e kishte prekur topin dhe nuk kishte ndonjë ndikim te një lojtar i Cityt.
“Ligji për pozitën jashtë loje, Ligji 11, thotë se një lojtar mund të ndëshkohet nëse ai ndërhyn me një kundërshtar duke bërë një veprim të qartë “i cili ndikon qartë në aftësinë e një kundërshtari për të luajtur topin”, tha ai.