Ish-Gjenerali UÇK’së: Kurti luftën e ka më shumë me kategoritë e luftës sesa me Serbinë
Ish-Gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj, ka qenë i ftuari i radhës në sesionin e ri të intervistave në Periskopi, ‘Real Talk me Maxhunin’.
Ai gjatë intervistës foli për qeverisjen e Albin Kurtit gjatë këtyre viteve.
I pyetur për ligjin për kategoritë e luftës, Brahimaj u shpreh kështu:
“Ai çdoherë luftën e ka më shumë me kategoritë e luftës, sesa me Serbinë. Ligji kur ishte për veteranët në Parlament e keni pa, qarkullon në media ajo fotografi janë deputetët e Listës Serbe, të cilët vetëm atë ditë kanë ardhur në Kuvend. Dhe kanë votu së bashku me LVV-në kundër ligjit të veteranëve.”- u shpreh ai për Periskopin.