Ish-futbollisti rumun reagon ashpër për vendimin e UEFA-s: Është dashur t’i përjashtojnë nga garat, u futën për të ngrënë pica

Ish-futbollisti rumun reagon ashpër për vendimin e UEFA-s: Është dashur t’i përjashtojnë nga garat, u futën për të ngrënë pica

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka marr vendimin për ndeshjen Rumani-Kosova, dhe tri pikë i takojnë Kombëtares rumune, duke fituar 3:0 në tavolinë.

Ish-futbollisti rumun, Emilian Hulubei ka reaguar ashpër për dënimin e UEFA-s, e cila dënoi me të holla Rumaninë për sjellje të tifozëve, shkruan Indeksonline

“Kemi marrë gjoba të mëdha. Ata është dashur të përjashtohen nga garat, kanë treguar mos-respekt ndaj kundërshtarëve.

“50 mijë tifozë ishin të pranishëm në tribuna, kurse ata qëndruan në zhveshtore duke ngrënë pica”, ka thënë ish-futbollisti rumun

Kujtojmë që Rumania ka marr tri pikë në këtë ndeshje edhe pse rezultati ishte 0:0, kur “Dardanët” vendosen për t’u futur në zhveshtore.

Shpërndaje në: