Ish e fejuara e Mërgim Berishës me akuza: Erdhi i dehur në 4 të mëngjesit dhe më nxori nga shtëpia
Vesa Vllasaliu, ish e fejuara e futbollistit, Mërgim Berisha, ka drejtuar një sërë akuzash drejt tij.
Në media në vazhdimësi ka pasur lajme rreth lidhjes së tyre dhe se ai kishte ushtruar dhunë ndaj modeles dhe e njëjta më në fund ka thyer heshtjen
Ajo nëpërmjet rrjetit social Tëitter ka rrëfyer se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.
Po ashtu thotë se dy muaj para martesës ai e kishte nxjerr nga shtëpia.
“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për 1 vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ka shkruar modelja, Vesa Vllasaliu.
Ndërsa një nga përdoruesit i kishte komentuar modeles shqiptare, duke e pyetur: “Cilat janë faktet me të cilat ai nuk është përballur? Pse nuk guxoni t’i thoni ato?”.
“Deri në orën 4 të mëngjesit nuk duhet ta lini një grua vetëm në shtëpi. Një natë para ndeshjes ai ishte argëtuar me miqtë e tij deri në orët e vona të natës dhe erdhi në shtëpi i dehur. Ai më tha diçka dhe unë e ofendova. Paç fat me alkoolin”, i ktheu përgjigje modelja.