Ish-e dashura vrau veten: Boateng merr vendimin e papritur, largohet nga ekipi i Bayernit…

Ish-e dashura vrau veten: Boateng merr vendimin e papritur, largohet nga ekipi i Bayernit…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lojtarin e Bayern Munchen, Jerome Boateng. Ish-e dashura e tij, me të cilën u nda para 1 jave u gjet e vetëvrarë në një apartament luksoz në Berlin në Gjermani.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares Kasia Lenhardt është gjetur të martën nga policia në apartamentin e saj në Berlin.

Çifti ishte në një lidhje prej 15 muajsh por u ndanë me zënka të ashpra. Futbollisti konfirmoi ndarjen përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale duke shkruar: “Siç dihet nga mediat, unë i dhashë fund marrëdhënies time me Kasia Lenhardt”.

Ngjarja e rëndë e ka detyruar 32-vjeçarin që të tërhiqet nga finalja e Kupës së Botës për Klube që zhvillohet nesër në Education City Stadium në Al Rayyan të Katarit.

Shpërndaje në: