Ish-e dashura e Boatengut gjendet e vdekur në apartament: Lojtari largohet nga skuadra e Bayernit para finales

Ish-e dashura e Boatengut gjendet e vdekur në apartament: Lojtari largohet nga skuadra e Bayernit para finales

Jerome Boateng është larguar nga skuadra e Bayern Munichut që po përgatitej për finalen e Kupës së Botës për Klube, pasi e dashura e tij është gjetur e vdekur në Gjermani.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares Kasia Lenhardt është gjetur të martën nga policia në apartamentin e saj në Berlin.

Kasia ka qenë në një lidhje romantike me mbrojtësin bavarez për më shumë se një vit, por çifti u nda javën e kaluar (më 2 shkurt).

Futbollisti e kishte konfirmuar ndarjen përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale duke shkruar: “Siç dihet nga mediat, unë i dhashë fund marrëdhënies time me Kasia Lenhardt”.

Ngjarja e rëndë e ka detyruar 32-vjeçarin që të tërhiqet nga finalja e Kupës së Botës për Klube që zhvillohet nesër (e enjte) në Education City Stadium në Al Rayyan të Katarit.

“Hansi Flick ka konfirmuar se Jerome Boateng do të kthehet në Munih para finales për arsye personale”, shkruan në një njoftim të Bayernit.

Shpërndaje në: