Ish-drejtori i RTK’së për Dejona Mihalin: Zonja në fjalë nuk është një mit, por një e vërtetë që në Kosovë sundon
Shkumbin Ahmetxhekaj, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, ka thënë se ‘sundimi i vendit’ nga Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk është një mit por një e vërtetë.
Ai ka treguar në Rubikon se ishte Mihali ajo që vendosi për ndryshimin në RTK, përkatësisht largimin e Shkumbin Ahmetxhekajt nga kjo pozitë.
“Ministri Çeku tha se nuk do të dëshironte të merrej asnjëherë me çështjen e RTK-së sepse mendon se duhet te funksiononte e pavarur. Pastaj, nga ajo çfarë kam kuptuar është se këtu pastaj kemi përfshirjen e një zonje e cila nuk është pjesë e strukturave shtetëtore por e cila çuditërisht është marrë me Shkumbinin. Asnjëherë nuk me ka kontaktu direkt, asnjherë s’më ka thirrë direkt por ajo çka kam kuptuar është se kjo zonja në fjalë, e cila nuk është një mit por një e vërtetë që në Kosovë sundon, pra vendos, thjesht ka vendos për ndryshimin që duhet bërë në RTK”, tha ai.
Ish drejtori i RTK-së: Shkarkimin tim e ka kërkuar Dejona Mihali