Ish-drejtori i RTK: Kosovës i duhen njerëz të edukuar si Bedri Hamza, e jo qyrrana e matrapazë si Albin Kurti
Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala ka rënditur dështimet e qeverisë me kryeministër Albin Kurti.
Shala thotë se në vend janë rritur rastet e personave me ekonomi të dobët derisa shton si problemtatikë braktisjen e vendit nga kuadrot.
Ai shtoi se zgjidhja e problemeve në Kosovë është kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
”Kosovës i duhen njerëz si Bedriu e jo qyrrana e matrapaza si kryeministri aktual me klikën e tij”, shkroi ndër tjerash Shala.
Postimi i plotë:
Nëse ky vend e ky popull do me shpëtu nga situata në të cilën e ka pru vendin Albin Kurti, ku varfnia është rrit e po rritet çdo ditë, ku depresioni kolektiv është para shpërthimit, ku kuadrot ma t’mira po e lëshojnë vendin, ku bizneset po mshelen çdo ditë, ku punëtorët shëndetësorë, arsimorë por edhe policët e punëtorët e administratës publike poshtrohen çdo ditë nga Qeveria e Kurtit, duheni me votu Bedri Hamzën për Kryeministër.
Jam tu e ngu me vëmendje që 1 orë në T7. Për secilin problem që është në Kosovë ka përgjigje! Përgjigje t’arsyshme, për toke! Po tregon me shifra të sakta sa mundet me i rrit rrogat në krejt këta sektorë që i përmenda, po e tregon në detaje qysh ka me rrit ekonominë, po tregon në detaje qysh ka me përmirësu infrastrukturën në vend, qysh ka trajtu shëndetësinë, arsimin, policinë, FSK-në. Po tregon që i njeh problemet e Republikës së Kosovës në detajet ma t’vogla. E për secilën prej tyne ka përgjigje shumë t’arsyeshme dhe zgjidhje shumë t’arsyeshme. Asni ofendim për Qeverinë Kurti! Përveç që po tregon kompetencë dhe njohuri, kjo kallxon për një njeri me edukatë e me kulturë t’nalt. Kosovës i duhen njerëz si Bedriu e jo qyrrana e matrapaza si kryeministri aktual me klikën e tij.