Ish-drejtori i burgjeve pyet Osmanin: A e lexon Kushtetutën, që kanë të drejtë të burgosurit të kërkojnë faljen e dënimit?
Ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, ka komentuar veprimet e Presidentes Vjosa Osmani, për moslejimin e faljes së dënimit për të burgosurit, duke e cilësuar këtë veprim si anti-ligjor. Ai theksoi se jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitin e kaluar, të burgosurit janë të paditur për të pasur mundësi të garojnë për falje, pavarësisht se disa prej tyre e meritojnë këtë për shkak të sjelljes së mirë.
‘’Jo vetëm për këtë vit por edhe vitin e kaluar është e paditur dhe kjo është anti ligjore se të burgosurit kanë të drejtë me konkurruar për fajin e dënimit dhe normal që ata të cilët e meritojnë dhe kanë sjellje të mira ata duhet të ju jepet dhe falja e dënimit’’ thotë Zogaj.
Zogaj shtoi se ka pasur reagime edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, dhe se është shumë e rëndësishme që të respektohen të drejtat ligjore të burgosurve.
‘’Me konkurruar afër 100 persona dhe mos të bisedohet për asnjë burgosur që e meritojnë është shumë e rëndësishme se ndikon tek të burgosurit dhe është e drejtë ligjore që ka pasur reagime edhe nga organizatat e të drejtave të njeriut është shumë gabim i madh’’ potencoi Zogaj për Front Online.
Sipas tij kjo lejohet edhe me Kushtetutë.
‘’A e lexojnë Kushtetutën që kanë të drejtë të burgosurit të kërkojnë faljen e dënimit’’ përfundoi ai.