Ish-diplomati: Po i vjen një fund i pandershëm Vjosa Osmanit nga Albin Kurti

Ish-diplomati: Po i vjen një fund i pandershëm Vjosa Osmanit nga Albin Kurti

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara të Arabisë, Avni Arifi, ka vlerësuar se “një fund i pandershëm” po i vjen Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit mohoi se qëndrimi i presidencës së “provokim dhe sulm ndaj Kosovës” rreth incidentit në aeroport të Shkupit, të jetë edhe qëndrim institucional.

Postimi i Arifit:

Raportet me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shumë të rëndësishme për Kosovën por edhe institucioni i Presidentit të Kosovës nuk është i parëndësishëmsiq e interpretoje Kurti.

Kurti përfilli shumë më shumë qëndrimet e Mimoza Kusari Lila për komunikimin dhe koordinimin me Radojcic se sa pohimet e Presidentes se vendit në një incident të rëndë protokollar.

Mospërfillja e qëndrimeve të Presidentes lidhur me incidentin nga ana e Kurtit shpërfaq qasjen që Kurti gjatë këtyre katër vitesh ka pas ndaj Vjosa Osmanit. Për Kurtin Vjosa ka qenë vetëm.

Notere e Vetëvendosjes dhe në momentin kur Vjosa vetëm se dyshohet se ka filluar të mendoj pakëz ma drejtë është duke e ndjerë përbuzjen dhe poshtërimin e Kurtit. Besoj që Vjosa e din se e ka edhe një vit statusin e Presidentes dhe kurrë më me përkrahje të VV-së.

Me fjalë të tjera një fund i pandershëm po i vjen Vjosës e cila në të gjithë të këqijat e Kurtit në degradimin e pozicionit të Kosovës në botë me shkronja të forta e ka vulën e Vjosës, dhe do te mbahet ne mend si notere e sakte e Kurtit pa asnje sukses presidencial.

Shpërndaje në: