Ish diplomati për tubimet e LVV dhe Guxo në ambasada: Ministrja Gërvalla po shkel ligjin duke i detyruar dhe shantazhuar misionet diplomatike
Pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla- Schëarz, po mundohen të shfrytëzojnë për fushatë elektorale ambasadat në diasporë për tubime elektorale.
Turi nisi në disa qytete të Gjermanisë, e më pastaj Kurti shkoi edhe te ‘miqtë’, në Oslo të Norvegjisë.
Anipse arsyetimi i tyre është se këto takime s’janë të tilla, megjithatë kjo qasje po kritikohet.
Ish diplomati, Nait Hasani në një prononcim për Periskopin ka thënë se kjo është shkelje e ligjit që Lëvizja Vetëvendosje në krye me Ministrinë e Punëve të Jashtme po e bën.
Ai tha se ministrja Gërvalla po i detyron duke i shantazhuar misionet diplomatike në mënyrë që të përfitojnë vota elektorale.
“Unë kur kam qenë përveç krymeinistrit, kryetarit të Kuvendit, ministrave që ne i kemi përcjell, i kemi mbështet, i kemi mbështet në mënyrë protokollare, në asnjë formë tjetër ne nuk kemi dalë të partive me i mbështet, vizitat private sa kam qenë në Shqipëri në asnjë formë s’i kemi mbështet. Kështu që mbështetja ka qenë që kur vjen presidenti, një kryeministër kushdo që ka ardh zyrtar, e tash t’i përdorësh, misionet diplomatike për qëllime të fushatave të partive politike është shkelje e ligjit dhe vepër penale, prandaj në këtë rast Ministria e Jashtme bën shkelje të ligjit, duke i shfrytëzuar ose detyruar, shantazhuar misionet diplomatike, ambasadorët ose konsujt në të gjitha vendet për të përfituar vota elektorale”, ka thënë ai.
Hasani ka thënë se shkelja e misionit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo është vepër penale, dhe duhet të gjykohet.
“Për të fituar vota elektorale, shkelja e misionit, e ligjit është vepër penale që është e dënueshme dhe duhet të gjykohet, prandaj kjo tregon mospërfilljen e shtetit në raport me interesat politike që i ka me partitë politike, ose Qeveria në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo”, u shpreh ai për Periskopin.
Kurti shkon te “miqt” në Oslo, mundohet të bëhet modest para tyre me një çantë në krah