Ish-diplomati: Gërvalla do mbahet mend se si ishte demaskuar në Këshillin e Sigurimit nga Daçiq, si person që ka bashkëpunar me Specialen kundër UÇK-së

Ish-diplomati: Gërvalla do mbahet mend se si ishte demaskuar në Këshillin e Sigurimit nga Daçiq, si person që ka bashkëpunar me Specialen kundër UÇK-së

Tash e 4 vite nën qeverisjen Kurti, Kosova nuk ka pas asnjë njohje. Ministrja Donika Gervalla bashkë me kabinetin e saj gjatë këtyre viteve nuk dolën të zotë që t’i sjellin Kosovës asnjë njohje e as anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Për krejt këto, në një prononcim për Periskopin, ish- ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana kritikoi ashpër ministren Gërvalla, duke përmendur të gjitha dështimet brenda ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Njëra prej ministreve më skandaloze të jashtme të Republikës së Kosovës, një ministre jo ekzistente, një ministre që do kujtohet së bashku me kryeministrin Kurti për një dështim skandaloz, fiasko diplomatike në mos antarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, aplikimin pa koordinim fillimisht dhe në fund një debakël diplomatik, për asnjë njohje, për asnjë antarësim, për asgjë konkrete.Më së shumti do të mbahet në mend për shkatërrimin e strukturës së administratës së diplomacisë së Republikës së Kosovës e cila është punuar një dekadë të tërë me shumë mund. Sot MPJ është në buzë të greminës, e shkatërruar, pa kuadro dhe jofunksionale dhe në gjendje si asnjëherë më parë të keqe, me shkelje të panumërta ligjore të besoj që ministrja e jashtme, Donika Gërvalla në vitet në vijim do mbahet përgjegjëse për shkelje në aspektin ligjor që janë bërë si dhe vartësit e saj, sepse ka shkelje të panumërta të cilat nuk kanë ndodhur në një formë apo tjetër dhe politizimin e skajshëm të diplomacisë, ku nga zëvendësministra janë dërguar për t’u bërë ambasador sepse ishte dhënë një premtim se do bëhej depolitizimi i diplomacisë por në fakt ka ndodhur e kundërta, politizim të skajshëm të militantëve, duke i rehatuar nëpër poste të ambasadorëve, të konsullve dhe niveleve tjera dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë partiak të cilët janë publikuar deri më tani dhe do të publikohen në të ardhmen. Sa i përket politikës së jashtme nuk kam ndonjë koment më shumë sepse nëse diçka që do të njifet ministrja Gërvalla është që nuk ka qenë ministre e MPJ-së, vetëm zyrtarisht e ka mbajtur atë post, me asnjë veprim diplomatik, nën hijen e Kurtit dhe me asnjë veprim diplomatik do të jetë në histori e harruar shumë shpejtë dhe nuk do mbahet mend as pas një apo dy vite që kjo ishte ministre e MPJ-së. Por, do mbahet mend si ministre e cila në Këshillin e Sigurimit ishte demaskuar nga armiku më i madhë i Republikës së Kosovës, Ivica Daçiq, si personi i cili ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale të Hagës, domethënë, ministrja e MPJ-së së Kosovës është akuzuar nga ministri i MPJ-së së Serbisë apo është demaskuar se kishte bashkëpunuar Gjykatën Speciale të Hagës. Kjo mendoj se është njëri nga episodët më të turpshëm në historinë e Republikës së Kosovës dhe që ka ndodhur në Këshillin e Sigurimit ku ministri i MPJ-së Serbisë e akuzon apo e demaskon ministren e MPJ-së së Kosovës se kishte bashkëpunuar me Gjykatën Speciale të Hagës kundër UÇK-së”, tha Cana për Periskopin

Ish-ambasadori: Deklaratat e Kurtit për Trumpin- jomaturi, zgjedhja e tij përsëri si kryeministër do të jetë fundi i Kosovës në gjeopolitikë dhe ekonomi

Shpërndaje në: