Ish-diplomati britanik: Emërimi i Grenell një sinjal i fortë se SHBA-ja është gati të marrë sërish përgjegjësinë për dialogun
Ish-diplomati britanik, Tomithy Less ka thënë se emërimi i Richard Grenell nga Presidenti Trump si i dërguar i misionit të posaçëm është një sinjal i fortë se SHBA-ja është gati të marrë sërish përgjegjësinë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, ShBA është e gatshme udhëheqjen në dialog, pasi “BE-ja dëshmoi paaftësinë e saj për të ndërmjetësuar në gjetjen e zgjidhjes”.
“Ne e dimë se presidenti Trump është i interesuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës në mënyrë që të pengojë Kinën dhe Rusinë të fitojnë ndikim në Serbi dhe të lejojë që trupat amerikane në Kosovë të kthehen në shtëpi për të shënuar një sukses të politikës së jashtme. Në këtë drejtim, emërimi i Richard Grenell nga emërimi i Presidentit Trump si i dërguar i misionit të posaçëm është një sinjal i fortë se SHBA-ja është gati të marrë sërish përgjegjësinë”, tha Les.
Duke folur për qëndrimin e Trump ndaj Evropës, Les thekson se me shumë mundësi synimet e tij kryesore në Evropë do të jenë që evropianët të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, të lehtësojnë barrën e SHBA-së dhe të distancohen nga Kina.
“Trump do të presë gjithashtu që evropianët të paguajnë për rindërtimin e Ukrainës kur të mbarojnë luftimet dhe të garantojnë sigurinë e saj duke vendosur trupa në terren. Në mënyrë dypalëshe, administrata Trump ka të ngjarë të jetë më pak simpatike ndaj qeverive liberale sesa një administratë Biden dhe më dashamirës ndaj qeverive me prirje konservatore, me kusht që të mos veprojnë kundër interesave të SHBA duke u afruar shumë me Kinën”, tha Les.