Ish deputeti i VV`së: A është ushqimi çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në Ministri?
Deputeti i pavarur Haki Abazi, tha se është obligim i Ministri të Mbrojtjes që të sqaroj para deputetëve dhe qytetarëve se çka është duke ndodhur në FSK rreth sigurimit të ushqimit për ushtarët, raporton EO.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim në FSK, ai pyeti se “A është ushqimi çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në Ministri?”.
“Ministri e ka për obligim që të shpjegoj se çafër po ndodh që në këtë sektor me vital të mbrojtjes së vendit, të mos ketë spekulime”.
“A është çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në ministri? A është për shkak të interesave të individëve? A ka ndodh që vëllai i deputetit Dugolli të ndryshoj marrëdhëniet e prokurorimit në këtë, a është çështje e ligjit”.
“Nëse është kjo të vij ligji të ndërrohet. Në maj të viti 2023 FSK u përjashtua nga Defder Europ 2023, tani prapë me politik e interes i bie që po degradohet FKS-ja dhe imazhi i saj në një kohë kritike të konflikteve në rajon”.
Bekë Berisha: Nëse ka mrri kjo Mihali me hy në ministri të Mbrojtjes, tana i din kojshia