Ish-basketbollisti përkrahë sulmin neveritës ndaj Duriqit: ‘Han dajak si magar, e paq me shnet’

Ish-basketbollisti përkrahë sulmin neveritës ndaj Duriqit: ‘Han dajak si magar, e paq me shnet’

Gazetari hulumtues i Insajderit, Visar Duriqi dhe autori i emisionit “InDoks” është sulmuar nga tre persona të pa njohur për organet e hetuesisë dhe policore në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Duriqi është sulmuar në afërsi të banesës së tij duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Në lidhje me këtë rast ka pasur reagime të shumta në mbështetje të Duriqit, por për ish basketbollistin e njohur të disa klubeve të Kosovës, Muhamed Thaçi (Muja).

Thaçi në rrjetin e tij social “Facebook” në një mënyrë ka arsyetuar rrahjen e gazetarit Duriqi.

“Shpifjet, gënjeshtrat, ofendimet, shantazhimet skan tbëjn aspak me liri të shprehjes apo guxim gazetaresk ! Prandaj han dajak si magar e paq me shnet!”, – statusi i Thaçit pa ndërhyrje.

No description available.

 

“Muja” pas disa orëve ka vendosur që të largojë këtë status nga profili i tij.

Aktualisht, Muja është trajner i skuadrës gjeorgjiane, Dinamo Tbilisi.

Si basketbollist aktiv, Muja nga qyteti i Shkupit ka veshur fanellën e Sigal Prishtinës,KB Peja,  KB Bashkimit e disa skuadrave të tjera.

Shpërndaje në: