Ish-basketbollisti i kombëtares ukrainase vdes në moshën 33-vjeçare

Ish-basketbollisti i kombëtares ukrainase vdes në moshën 33-vjeçare

Ish-lojtari i kombëtares së basketbollit të Ukrainës, Ruslan Otverchenko, vdiq në moshën 33-vjeçare.

Otverchenko vdiq në Kiev dhe shkaku ishin problemet me zemrën.Lajmin e ka bërë të ditur ish-bashkëshortja e tij. Ai ishte lojtar i ligës së parë ukrainase tek Budiveljnik nga Kievi.

Otverchenko e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në Ukrainë, me një episod të shkurtër në Manresa të Spanjës nga viti 2015 deri në 2016.Ai luajti për Ukrainën në Eurobasket në vitin 2017.

Shpërndaje në: