Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët tregojnë për gjendjen e 31-vjeçares
Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e repartit te djegie plastikës në QSUT.
Momentalisht mësohet se gjendja e 31-vjeçares është stabile. E reja sipas asaj çka thonë mjekët e QSUT ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.
Sipas mjekëve të QSUT ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.
Pasditen e të shtunës, Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie. Bledar Trëndafili i ka telefonuar Melisës dhe pasi ka dalë tek porta e banesës ku ajo po qëndronte e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe i ka vënë dhe flakën.
Ka qenë një e moshuar banore e zonës, e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjeçares./abcnews.al/
A2 CNN, duke iu referuar burimeve të veta, raporton se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të dyshuarit, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.