Ish – bashkëpartiaku i Kurtit: Ai del në publik vetëm kur ka triumf

Ish – bashkëpartiaku i Kurtit: Ai del në publik vetëm kur ka triumf

Analisti politik, Visar Ymeri, ka pasur kritika për Qeverinë e Kosovës, në krye me Albin Kurtin.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Kurti dhe ministrat e tij vazhdimisht i ndërrojnë deklaratat për Asociacionin.

“Nëse ne i kemi liderët tanë që kurrë sakica në një vend nuk i pren, e kemi Gërvallën që tha se Asociacioni është Republika Sërpska, pas dy dite e dërgoi letrën tha ne e bëjmë Republika Sërpskan. E ke kryeministrin tha kjo që na po kërkohet neve është absurde, mas një jave thotë po e bëjmë. Ky kryeministër që thotë duhet me ardhë prej komunave Asociacioni, pastaj vendos që po e bëjnë”, tha ai.

Ai tha se Kurti nuk del në publik kur nuk ka fitore për të, kështu sipas tij ai e la të vetme Donika Gërvallën të përballet me presionin pas dërgimit të letrës për Asociacionin në KiE.

“Janë dy mundësi ose s’po marrin vesh asgjë, ose kjo është mënyra si këta po dëshirojnë ta hapin derën ngadalë, me thënë po e dërgojmë draftin në kushtetuese, por një draft tjetër. Ata me thënë jo nuk bën tjetër, pastaj hajt ta dërgojmë atë pasi jeni tek. Albin Kurti po dëshiron të bëjë koncesion pa u pa duke bërë koncesion. Unë Belgzimi, e Ylli e njohim mirë Kurtin, kur bën triumf del në publik, jo kur ka koncesion. Kur i fitofshim demonstratat insistoje me marrë fjalimin, kur u zbutshin demonstratat, si në Merdare, kem duke u mërdhi, nuk dul Albini të thotë u kry, thojke dilni ju tjerët. Kështu ia ka bërë Donikës, dil fol ti se unë po shkoj në Kotorr”, tha ai.

Shpërndaje në: