Ish anëtari i KQZ’së: Situata nuk është e mirë, kapja e KQZ’së mund të ndodh nëse VV i ka brenda pakicat me vete

Ish anëtari i KQZ’së: Situata nuk është e mirë, kapja e KQZ’së mund të ndodh nëse VV i ka brenda pakicat me vete

Më 9 shkurt Kosova ka mbajtur zgjedhjet nacionale, rënia e serverit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ndodhi po atë natë, ka cenuar votën e qytetarëve duke shkaktuar shumë telashe me procesin e numërimit të votave. Kjo ka bërë që ende të mos ketë një rezultat as për subjektet politike, po as për kandidatët për deputet, shkruan Periskopi. 

Lidhur me këtë Periskopi ka biseduar me ish-anëtarin e KQZ’së, Blerim Burnjani, i cili ka komentuar në detaje atë se çfarë po ndodh me KQZ’në pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Kjo situatë është manipuluese shumë, me emra 10 emra, aty ka mundësi shumë për manipulime nga komisionerët e subjekteve politike, pra këto janë probleme shumica teknike, por shumë manipulative”, u shpreh ai për problemet me server dhe vonesat në proceset e numërimit të votave të votave.

Burjani tha se gjendja nuk është aspak e mirë dhe se mund të ndodh kapja e KQZ’së nëse VV i ka brenda me veti pakicat.

“Gjendja nuk është e mirë, kapja e institucionit të KQZ’së mundet me ndodh nëse VV i ka brenda pakicat me veti dhe i ka dy të tretat atje dhe ata nuk mund të votojnë më pas për të nxjerrur vendime, pra kjo është taksirati më i madh që mundet me i ndodh vendit, ose problemi më i madh që mundet me e gjetë.”, tha Burjani për Periskopin.

Bujrani po ashtu ka folur edhe rreth çështjes se kur mund të kemi një rezultat final për subjektet politike dhe për kandidatët për deputet.

“Për partitë brenda dy jave mund të kemi një rezultat, ndërsa për kandidatë mund të shkojë deri në një muaj e gjysmë për shkak se aty mund të ketë ankesa jo vetën në PZAP, por edhe në gjykata, sepse kjo është luftë për me hi në punë e jo për qytetarët, më vjen keq që më duhet ta them. Pra, unë nuk jam shumë optimist se do të ketë rezultat final brenda një muaji e gjysmë për kandidatët, ndërsa për subjektet politike jam shumë optimist se rezultat final do të ketë brenda dy javësh,”, tha ai për Periskopin.

Kujtojmë se nga rezultatet preliminare të publikuara deri më tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave./ALBINA ZARIQI – PERISKOPI

 

 

Shpërndaje në: