Ish-anëtari i KQZ-së: Problemet teknike janë absurde dhe po vonojnë procesin zgjedhor
![Ish-anëtari i KQZ-së: Problemet teknike janë absurde dhe po vonojnë procesin zgjedhor](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2020/07/Fadil-Maloku.jpg)
Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fadil Maloku ka shprehur shqetësimin për problemet teknike të lidhura me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve.
Ai thotë se KQZ ka marrë shumë kompetenca që nuk janë në përputhje me ligjin.
Maloku ngriti dyshime serioze për pengesat e paraqitura në faqen e KQZ-së, duke sugjeruar se mund të ketë pasur ndonjë dorë të jashtme.
“KQZ ka marr shumë kompetenca që nuk i takojnë me ligj. Akti dhe fakti i dyshimit për pengesat që u paraqitën në sajtin e KQZ-së, me bëjnë të dyshoj se mos është ndonjë dorë dhe ka dyshime se edhe është hakuar ajo faqe dhe Prokuroria duhet të merr masa”, shprehet Maloku.
Maloku tha se ka paralajmërime për rinumërim dhe kontestime që po e vonojnë procesin, duke e cilësuar këtë situatë si absurde dhe të panevojshme.
“Gjithë procesi zgjedhor, po hyn në një fazë të kontestimit. Ka paralajmërime për rinumërim. Këto janë aq absurde aq të panevojshme që nuk ishte dashur fare të ndodhin”, deklaroi Maloku për Front Online.