Ish – ambasadori për incidentin në Aeroportin e Shkupit: U politizua rasti, agresiviteti i stafit të Vjosa Osmanit ndikon negativisht në imazhin e shtetit
Ndryshe nga Presidenca e Kosovës që e kishte vlerësuar incidentin e presidentes Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit më 2 gusht si “provokim”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rasti nuk ishte provokim duke thënë se duhet të presin zbardhjen e ngjarjes nga institucionet kompetente.
Fajtor për situatën e ndodhur atje, Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, e ka lënë Presidencën, dhe po ashtu stafin e kryeparlamentarit, Afrim Gashi.
Ai në një pronocim për Periskopin ka thënë se është obligim i zyrtarëve të sigurisë në aeroport që çdo udhetar t’i nënshtrohet verifikimit përmes skanerit.
Dedaj tutje ka thënë se arroganca dhe agresiviteti i stafit të Vjosa Osmanit ndikon negativisht në imazhin e zyrtarëve të shtetit.
“Nëse VIP zyrtarët bartin me vete materiale apo bagazh diplomatik sensitiv, duhet përmes MPJD dhe ambasadës së Kosovës në Shkup, t’i njoftojnë paraprakisht autoritetet e sigurisë dhe të policisë në Shkup, dhe ai bagazh duhet të jetë i shënuar dhe i njoftuar tek ato autoritete. Në të kundërten është obligim i zyrtarëve të sigurisë në aeroport që çdo udhetar t’i nënshtrohet verifikimit dhe procedurave të sigurise publike përmes skanerit. Arroganca, kryeneqësia dhe agresiviteti i stafit të Vjosa Osmanit dhe kryetarit të Kuvendit të RMV, ndikon shumë negativisht në imazhin e zyrtarëve të shtetit të Kosovës por edhe përçarje brenda vetë institucioneve dhe subjekteve politike të RMV dhe me RKS!”, u shpreh ish ambasadori Dedaj.
Ish ambasadori tutje ka thënë se incidenti në Shkup është politizuar.
E, sipas tij kjo u bë edhe për shkak të plasaritjes së raporteve mes Osmanit, Kurtit e Gërvalles.
“Ky incident krejtësisht banal dhe i panevojshem është politizuar për së tepërmi dhe sjellje të tilla me vendet fqinje dhe mike më së paku i duhen Kosovës, e cila po përjeton vetëizolimin, sanksionet ndërkombëtare dhe dëmtimin e imazhit dhe prestigjit ndërkombëtar si asnjëherë më parë që nga pas lufta. Ndoshta këtë incident e kanë bërë edhe më dramatik plasaritjet në koalicionin qeverisës dhe relacionet e brishta mes Osmanit, Kurtit e Gërvalles, të cilët kanë dështuar në politikat ndërkombetare dhe me vendet mike!”, deklaroi ai për Periskopin.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, në konferencë të përbashkët për shtyp, sot, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti shprehu “keqardhje” për incidentin në aeroport të Shkupit ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u gjet në një predikament të rëndë kontrolli sigurie.
“Kjo për ne shkaktoi një ndjenjë dhe na vjen keq, dhe s’duam të përsëritet. Personalisht thekosva se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhun, si të gjithë qytetarët e Kosovës. Dhe do ta kisha kënaqësi ta pres si nikoqire në aeroportin e Shkupit”
“U nënvizua se sipas informacionet që kemi nga aeroporti, ndiqen standarde të qarta kur kemi fluturime komerciale, dhe edhe unë i nënshtrohem këtyre procedurave”, ka thënë ai./Periskopi