Ish – aleati i Vuçiqit: Presidenti serb gënjeu se ka folur me Tumpin, ja dëshmia
Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb Aleksandar Vuçiq thotë se ky i fundit ka gënjyer të gjithë për bisedën që tha se e bëri në telefon me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.
Në një faqe në X, që është me emër të Trump janë publikuar fotografitë dhe emrat e liderëve botërorë me të cilët presidenti amerikan në ardhje ka folur.
Në mesin e tyre, askund nuk figuron fotografia e as emri i Vuçiqit.
“E ku është këtu Vuçiqi”, pyet Shormaz mbi fotografinë e publikuar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiç në Instagramin e tij.
Ai tha se ndihet “mirënjohës” ndaj Trump që ai “menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.
“Shpreha shpresën time që ai do ta vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën”, tha ai.
Ai theksoi se Trumpi e falënderoi për “mbështetjen e madhe” që ka marrë nga “qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të kemi mundësi të flasim për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, në të gjitha fushat”.