Ish aktivisti i Kurtit: Ku do të festojë VV-ja ngritjen e aktakuzës pas mbylljes së kafiqave

Ish aktivisti i Kurtit: Ku do të festojë VV-ja ngritjen e aktakuzës pas mbylljes së kafiqave

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa shtesë që efektivisht mbyllin të gjitha kafenetë dhe restorantet prej orës 20:00 të së premtes (sot) deri të hënën në mëngjes (ora 5:00). Kjo e ka nxitur aktivistin e PSD-së dhe ish aktivistin e VV-së që të reagojë në mënyrë interesante.

“Ku kane me festu keta te VVse tash qe u mshelen kafiqat???” – ka pyetur Nol Nushi.

Pas konfirmimit të aktakuzave dhe dorëheqjes së Thaçit ka pasur një numër njerëzish të cilët i janë gëzuar një gjëje të tillë.

E kjo është kritikuar nga shumë analistë dhe komentues të njohur kosovarë.

PSD në anën tjetër ka qenë kritike e madhe e Gjykatës Speciale, dhe për disa protesta të bëra në zyret e saj në Fushë Kosovë ishin ftuar për intervistim pjesëmarrësit. /Periskopi 

Shpërndaje në: