Isco drejt Bundesligës, këto klube e kërkojnë atë
RB Leipzig dhe Union Berlin po punojnë për një marrëveshje për të nënshkruar me Iscon, sipas “Sky Germany”.
Mesfushori është futbollist i lirë që nga dhjetori, kur shkëputi kontratën Sevillan me marrëveshje të dyanshme.
Union Berlini thuhet se dëshiron të rrisë opsionet e tyre në fazën ofensive me nënshkrimin e Iscos.
Nënshkrimi me 30-vjeçarin do t’i siguronte një përvojë skuadrës nga kryeqyteti gjerman, që është në garë në Ligën e Evropës.
Sa i përket Leipzigut, ky klub është i interesuar për ish-mesfushorin e Real Madridit për shkak të lëndimit të Dani Olmos, i cili do të mbetet jashtë edhe për disa javë.
Duke qenë se Isco është një futbollist i lirë, thuhet se nuk ka nxitim për të përfunduar marrëveshjen përpara mbylljes së afatit kalimtar dimëror.
Kësisoj, mesfushori spanjoll më shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë, teksa mbetet të shihet se me cilin klub do të nënshkruajë.