Isak Neziri takon biznese në Ferizaj dhe Drenas: Ndava vizionin tonë për zhvillimin ekonomik
Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri i cili garon me numër 99 ka takuar biznese në Drenas dhe Ferizaj.
Ai njoftoi në Facebook se gjatë këtyre vizitave ndau vizionin për zhvillimin ekonomik.
Postimi i plotë:
Gjatë javëve të fundit në Kosovë, kam takuar biznese të jashtëzakonshme dhe punëtorë që janë vërtet krenaria jonë. Ishte kënaqësi të vizitoja kompaninë FlameXKos në Drenas dhe Rroni SHPK në Ferizaj. Ndërsa ndava vizionin tonë për zhvillimin ekonomik, pashë nga afër përkushtimin dhe inovacionin e tyre, që i bëjnë këto biznese shtyllë të ekonomisë vendore.