Isak Neziri rikthehet në tregun e Drenasit: Pas 29 vitesh, kthehem aty ku lashë një pjesë të zemrës
Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka vizituar tregun e Drenasit, një vend me rëndësi të veçantë për të dhe familjen e tij.
Ai kujtoi periudhën e vështirë para luftës, kur së bashku me babanë dhe vëllezërit nisën punën pikërisht në këtë treg.
“Pas 29 vitesh, kthehem aty ku lashë një pjesë të zemrës – tregun e Drenasit. Për katër vite të rënda para luftës, nga këtu nisëm gjithçka me babanë e vëllezërit, e kujtimet sot marrin jetë në çdo cep. Koha ndryshon, por emocionet mbeten të njëjta,” shkroi Neziri në një postim në rrjetet sociale.
Kandidati i PDK-së ka qenë aktiv në terren, duke takuar qytetarë dhe duke dëgjuar shqetësimet e tyre, ndërsa vazhdon fushatën për zgjedhjet e ardhshme.