Isa Mustafa tallet me Haxhi Avdylin, e krahason me Haki Abazi: Si me rrëshqitë në gropë septike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isë Mustafa, dje i dha një shtysë të re debateve me Vjosa Osmanin në njërën anë dhe Vetëvendosjen në tjetrën. Sot, ai përsëri ka folur për mediat kosovare.
Haxhi Avdyli, deputet i partisë së tij që është i vetmi i cili është rreshtuar në favor të Vjosa Osmanit në ndasinë e re partiake, dje e cilësoi Mustafën si “komunist” dhe “ministrin e fundit të Krahinës Socialiste të Kosovës”.
Më tej ai shtoi se Mustafa po e akuzonte për komunizën një profesoreshë (Vjosa Osmani) të shkolluar në Amerikë pas akuzave të shefit të tij partiak se presidentja në detyrë po përdorte gjuhë të ngjashme me atë të diktatorit famëkeq Enver Hoxha.
Por, Mustafa është dukur i relaksuar pas këtyre akuzave të Avdylit, madje duke e krahasuar atë me hiç më pak se Haxhi Avdylin.
“Të merrem me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është njëjtë si me rrëshqitë në gropë septike”, ka deklaruar shkurt Mustafa për lajmi.net. /Periskopi