Irani qet aplikacion shtetëror online për ta çiftuar popullin
Irani ka zbuluar një aplikacion për takime romantike të mbështetur nga shteti që ka për qëllim të lehtësojë “martesa të informuara e të gjata” për rininë.
Aplikacioni i quajtur “Hamdam”, ky shërbim lejon përdoruesit të “kërkojnë dhe të zgjedhin bashkëshorten e tyre”, ka thënë transmetuesi shtetëror ditën e hënë.
Kjo është platforma e vetme shtetërore e këtij lloji në çfarëdo republike islamike.
Çdo aplikacion tjetër i takimeve romantike [dating] është ilegal në Iran, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Irani ka deklaruar se vlerat familjare ishin nën kërcënim nga “forcat e jatshme”.
“Familja është shënjestra e dreqit, dhe “armiqtë e Iranit] kërkojnë të imponojnë idetë e tyre”.
Sipas sajtit të Hamdamit, përdoruesit duhet të verifikojnë identitetin e tyre dhe të kalojnë një “testim psikologjik” para se të nisin kërkimet. /Periskopi