Irani fillon pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit
Iranianët kanë filluar të mblidhen në qytete anembanë vendit për të bërë nderimet e fundit për presidentin Ebrahim Raisi, pasi ai u vra së bashku me ministrin e Jashtëm të vendit kur një helikopter që e transportonte atë u rrëzua në një zonë malore në veriperëndim të Iranit.
Të hënën, Udhëheqësi Suprem i Teheranit, Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie. Edhe provimet e studentëve janë anuluar.
Po ashtu janë duke u përgatitur për organizimin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 28 qershor, raporton BBC.