IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

Prishtinë, 5 Shtator 2024 – IPKO ka kënaqësinë të njoftojë mbështetjen e saj të vazhdueshme për BONEVET, një organizatë edukative që nxit fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit për të zbuluar dhe zhvilluar talentet dhe aftësitë e tyre.

Në përvjetorin e 10-të të BONEVET, projekti më i ri, “Electric Trike”, i krijuar nga katër të rinj të talentuar (2 djem dhe 2 vajza), të moshave 16-18 vjeç, shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e mobilitetit elektrik. “Electric Trike”, i ideuar dhe krijuar në tërësi nga këta të rinj, ka një dizajn unik, të përshtatshëm dhe të certifikuar për përdorim sipas ligjeve vendore. Ky mjet inovativ mund të përdoret si transport për një person, dhe është i  përshtatshëm për dërgesa lokale. Me një shpejtësi maksimale prej 25 km/h dhe kapacitet deri në 50 km me një mbushje prej vetëm dy orësh, “Electric Trike” sjell një zgjidhje të re për transportin e qëndrueshëm.

“Mbështetja jonë për projektet inovative të BONEVET reflekton përkushtimin e IPKO-s për të ndihmuar brezin e ri të zhvillojë aftësitë e tyre dhe të sjellin përparime të prekshme në teknologji. “Electric Trike” është një shembull i shkëlqyer se si kreativiteti i të rinjve mund të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të dobishme për komunitetin. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e këtij rrugëtimi drejt një të ardhme më të gjelbër dhe inovative për Kosovën”, theksoi Drejtori Ekzekutiv i IPKO-s, Andras Pali.

IPKO ka mbështetur vazhdimisht projektet e BONEVET që synojnë të promovojnë talentin e rinisë dhe zhvillimin teknologjik në Kosovë. Që nga projekti i transformimit të një Renault Twingo në automjet elektrik në vitin 2016, deri te krijimi i “Electric Buggy” në vitin 2019, dhe përkrahja e “Kosova Makers League,” IPKO ka investuar në iniciativat që fuqizojnë të rinjtë dhe kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme.

IPKO vazhdon të jetë një mbështetës i fortë i zhvillimit të rinisë dhe projekteve që sjellin ndryshime të qëndrueshme në shoqëri. Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona, vizitoni www.ipko.com.

 

 

Shpërndaje në: