IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, IPKO shpreh angazhimin e saj të vazhdueshëm për të investuar në arsimin e Kosovës, duke njohur rolin thelbësor të edukimit në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Me një histori të gjatë të mbështetjes së institucioneve arsimore përmes ofrimit të teknologjisë së avancuar dhe materialeve arsimore, IPKO vazhdon të jetë një mik i fuqishëm i arsimit dhe inovacionit në vend.
Në këtë frymë, IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se ka dhuruar 7 laptopëve të rinj për laboratorin informatik të Shkollës Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, e cila pritet të përdorë këtë teknologji për të rritur cilësinë e procesit mësimor dhe për të ofruar qasjenë burime mësimore moderne.
“Ne në IPKO jemi të vetëdijshëm për ndikimin që teknologjia ka në edukim dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë mjete që fuqizojnë të rinjtë tanë,” tha Bardha Dida Rogova nga IPKO. “Ky donacion synon të hapë dyer të reja të mundësive për nxënësit, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi digjitale që janë thembësore në botën e sotme.”
Ky hap është vetëm një nga shumë iniciativat që IPKO ka ndërmarrë për të ndihmuar në digjitalizimin e shkollave dhe për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në të gjithë Kosovën. Duke investuar në teknologji dhe edukim, IPKO po ndihmon në ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Donacionet e IPKO-së për arsim janë të shumta dhe synojnë fuqizimin e të rinjve dhe përmirësimin e përvojës mësimore në shkolla të ndryshme në Kosovë. Ndër kontributet kryesore këtë vit janë tabela interaktive RICOH A7500 për Qendrën Social-Edukative Don Bosko në Prishtinë, pajisje teknologjike si televizorë LED, laptopë dhe printer për shkollën “Gj. K. Skënderbeu” në Pantinë të Vushtrrisë, si dhe materiale laboratorike për shkollën “Gjon Serreci” në Ferizaj për të mbështetur një qasje më praktike në mësimdhënie.
“Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën përmes investimeve në arsim dhe teknologji,” shtoi znj. Dida Rogova.
Më shumë informacion mbi këtë dhe iniciativa të tjera të IPKO mund të gjenden në uebfaqen zyrtare të kompanisë ose duke na ndjekur në rrjetet sociale.