IPK-ja përfshihet në hetimet e vdekjes së polices në Gjilan
Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar për rastin e vdekjes së një zyrtare policore në Gjilan.
Hetuesit e IPK-së, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me njësitë relevante kanë bërë këqyrjen e vendit të ngarjes.
Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.
“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar lidhur me rastin, ata kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me njësitë relevante kanë bërë këqyrjen e vendit të ngarjes. Trupi i pajetē është dërguar në Institutin e Mjekësisē Ligjore dhe nga vendi i ngjarjes është konfiskuar një armë e cila eshte dërguar per ekzaminim forensik”, tha ai.