IPK arreston një polic në Pejë, dyshohet për ngacmim seksual

IPK arreston një polic në Pejë, dyshohet për ngacmim seksual

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

IPK ka bërë të ditur se është rekomanduar masa e suspendimit, si dhe me vendim të prokurorit të shtetit, polici i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”

Shpërndaje në: