iPhone X nuk do të jetë në tregun me pakicë edhe për disa muaj
Pas paralajmërimeve për mungesë të telefonave iPhone X, situata duket më e mirë në të gjitha tregjet.
Në rast se përdoruesit tash porositin pajisjen e tyre në shitoret online të Apple, pritet dërgesa në afat prej tri javësh, që paraqet përmirësim dramatik nga gjashtë javë me rastin e porositjes së telefonit iPhone, transmeton KosovaPress.
Nuk duhet pritur që iPhone X edhe për një kohë të jetë i pranishëm në shitjet me pakicë, ndërsa operatorët që shesin 75 për qind të telefonave iPhone X nuk prognozojnë një prani të shkëlqyeshme të pajisjes.