IPhone ndërron emrin, ja si pritet të quhen tani modelet e reja

IPhone ndërron emrin, ja si pritet të quhen tani modelet e reja

 

Apple mund të ndryshojë krejtësisht emrin e smartphonin e ri i cili pritej të quhej iPhone 9!

Eksperti i lartë i industrisë teknologjike Robert Cihra beson se Apple mund të ndalojë emërimin e iPhone sipas numrave rendor, kështu që do të thotë se mund të mos kemi iPhone 9, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Sipas tij ne kishim iPhone, pastaj iPhone 3G, pasuar nga iPhone 3GS, dhe iPhone 4 pas kësaj.

Pastaj çdo vit, Apple ndjek çdo përsëritje të plotë të numrave (p.sh. iPhone 5) me një version të përmirësuar të përmasave ( iPhone 5S).

Në 2016, Apple shtoi konfuzionin në përzierje duke debutuar iPhone SE, një iPhone më të vogël plotësisht i ndarë nga modeli i emërtimit.

Por ka zëra se një SE 2 është i mundshëm këtë vit, duke krijuar më shumë emocione për adhuruesit.

Apple gjithashtu bëri një hap drejtë ndryshimi të emrit kur prezantoi iPhone X, i cili është edhe pse jo zyrtarisht është deklaruar si iPhone 10 – pavarësisht se nuk ka ende iPhone 9.

Ky sistem i ndërlikuar do të thotë se ne mund të presim një emër të ri këtë vite për pajisjen e Apple.

“Ne mendojmë se Apple mund të përdorë këtë cikël të ardhshëm për të ndryshuar zyrtarisht modelin e saj të emërtimit të emrit të iPhone-it. Tani thjesht të fillojë të quhet iPhone X pa i numëruar modelet. Ai do të identifikohet vetëm me vitin e prodhimit”, ka thënë eksperti i teknologjisë Robert Cihra.

 

Shpërndaje në: