iPhone me një dizajn krejtësisht të ri

iPhone me një dizajn krejtësisht të ri

iPhone i ri mund të sjellë disa surpriza. Sepse, siç flitet, kompania do t’a bëjë një iPhone ku kamera e përparme do të zhduket plotësisht nën ekran, raporton LetsGoDigital.

Për ta bërë këtë, kamera do të duhet të instalohet nën ekran. Prodhuesit kinezë të smartphone-ve Xiaomi dhe Oppo tashmë kanë treguar që kjo është e mundur me një prototip të hershëm.

Disa vjet më parë, Apple gjithashtu dëshironte të instalonte sensorët e gjurmëve të gishtërinjve nën ekran.

Sidoqoftë këto për momentin janë vetëm shkrime, por nga ajo që është njoftuar edhe më herët, iPhone 12 pritet të dallojë shumë nga iPhonet e mëparshëm.

Shpërndaje në: